Regjimi Al Saud financon terrorizmin në botë
Një anëtare e Parlamentit të Evropës deklaroi se regjimi Al Saud është financuesi i terrorizmit në të gjithë botën.
Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se Katergjina Kaniçina, deputete e Republikës së Çekisë në Parlamentin e Evropës, duke kritikuar politikën ndërhyrëse të Amerikës në çështjet e vendeve të tjera, deklaroi se regjimi Al Saud po mbështet financiarisht terrorizmin në të gjithë botën. Katergjina Kaniçina në vazhdim tha se Amerika që nga koha e ish-presidentit Xhorxh Bush, ka marrë vendime të gabuara në politikën e jashtme të saj, për arsye se ai në vend që të pengojë mbështetjen financiare ndaj grupeve ekstremiste dhe radikale, u afrua më shumë pranë Arabisë Saudite e cila po mbështet financiarisht terroristët në botë. Kjo anëtare e Parlamentit të Evropës saktësoi se ndërhyrjet e Amerikës në rajonin e Lindjes së Mesme kanë rezultuar jo vetëm me destabilizimin e këtij rajoni, po edhe me destabilizimin e Evropës dhe Azisë.