Shpëtohen mijëra emigrantë në Mesdhe
Policia italiane njoftoi se ka shpëtuar të paktën 2300 emigrantë shumica e të cilëve gra dhe fëmijë në detin Mesdhe.
Sipas burimeve të policisë italiane, në operacionin për shpëtimin e këtyre emigrantëve janë angazhuar një anije spanjolle, një irlandeze dhe disa varka të operacioneve humanitare. Emigrantët kishin hipur në 17 varka peshkimi dhe me ajër dhe destinacionet i tyre ishte Italia nëpërmjet detit Mesdhe. Ministria e brendshme e Italisë njoftoi se që nga fillimi i këtij viti e deri tani në këtë vend kanë hyrë 124500 emigrantë. Ndërkohë fqinjët veriorë të Italisë kanë marrë masa të rrepta kontrolli në kufij për të parandaluar futjen e emigrantëve të ardhur në Itali të cilët mundohen të shpërndahen nëpër vendet e tjera evropiane.