Premtimi i Obama për luftë kundër terrorizmit
(last modified Sun, 11 Sep 2016 12:37:19 GMT )
Shtator 11, 2016 14:37 Europe/Tirane
  • Premtimi i Obama për luftë kundër terrorizmit

Presidenti i Amerikës me rastin e 15 vjetorit të sulmeve terroriste të 11 shtatorit, përsëri ka premtuar se Uashingtoni do ta zhdukë terrorizmin.

Agjencia Fars e lajmeve njoftoi se presidenti amerikan Barak Obama me rastin e 15 vjetorit të sulmeve vdekjeprurëse të 11 shtatorit, përsëri tha: "Uashingtoni do ta zhduk terrorizmin". Obama në vazhdim duke kujtuar sulmet terroriste të kryera viteve të fundit nga ato të Bostonit deri në atë të Orlandos, tha se kërcënimet terroriste tani kanë ndryshuar. Presidenti amerikan në mënyrë jo indirekte kritikoi edhe deklaratat e Donald Trumb, kandidatit republikan për zgjedhjet presidenciale dhe tha se nuk mund të dorëzohemi përpara atyre të cilët synojnë të krijojnë përçarje dhe të reagohet në atë mënyrë që të shkatërrohet infrastruktura e shoqërisë. Në Shtetet e Bashkuara të dielën shënohet 15-vjetori i sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, nga të cilat u vranë afro 3 mijë vetë. Sulmet më 11 shtator, gjatë së cilave terroristët e al-Kaidës i rrëmbyen katër aeroplanë komercialë, ishin sulmet terroriste më vdekjeprurëse në tokën amerikane. Dy prej aeroplanëve të rrëmbyer u përplasën në Qendrën Botërore të Tregtisë në Nju Jork, duke i shkatërruar Kullat Binjake. Aeroplani i tretë u përplas në Pentagon në Uashington, ndërsa i katërti u rrëzua në Pensilvani, pasi udhëtarët i mposhtën sulmuesit. Këto sulme paraqesin sulmin e parë të jashtëm në tokën e Shteteve të Bashkuara, pothuajse në dy shekuj dhe në përgjigje të tyre, u ndërmor invadimi i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Afganistan në vitin 2001. Shumica e këtyre terroristëve ishin shtetas të Arabisë Saudite.