Në ditën e Kurban Bajramit, 48 të plagosur në Turqi
(last modified Mon, 12 Sep 2016 16:29:09 GMT )
Shtator 12, 2016 18:29 Europe/Tirane
  • Në ditën e Kurban Bajramit, 48 të plagosur në Turqi

Dyzet e tetë persona kanë mbetur të plagosur nga një shpërthim i fuqishëm në Turqi, në ditën e Kurban Bajramit.

Ngjarja ka ndodhur në Van dhe numri i të plagosurve u konfirmua edhe nga prefekti  Ibrahim Tashjapanbën. Shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur në një zonë në mes të godinës së Partisë në pushtet AK dhe godinës së Prefekturës së rrethit të Vanit. Në zonë janë dërguar një numër i madh ambulancash. Nga ana tjetër, ekipet e zjarrfikëses janë në vendngjarje për fikjen e zjarrit të shkaktuar nga shpërthimi. Nga ana e tij, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, lidhur me ofensivën “Mburoja e Eufratit”, deklaroi se ndonëse organizatat terroriste të këtij rajoni (Siria veriore) këmbëngulin që të formojnë korridor të terrorizmit, lufta kundër terrorizmit do ta bëj këtë korridor të paqes. Në pyetjen e gazetarëve për atë se çfarë do të ndodh pas operacionit “Mburoja e Eufratit”, Erdoğan tha se në fillim plani ka qenë të shkohet në 90-95, konkretisht 40-45 kilometra në gjerësi dhe gjatësi. “Ky plan nuk ishte vetëm plan i Turqisë. Për këtë kemi biseduar me të nderuarit Obama, Putin dhe Merkel. Theksuam ‘eja të arrijmë sukses për këtë”, tha Erdoğan duke shtuar se atëherë edhe vetë ka rekomanduar formimin e “zonës së ndalesës për fluturim”.