BE kërkon përmirësimin e kushteve të refugjatëve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i27625-be_kërkon_përmirësimin_e_kushteve_të_refugjatëve
Greqia ka siguruar strehim për 1,500 fëmijë migrantë të cilët janë të pashoqëruar, ka njoftuar sot një zyrtare e lartë e Bashkimit Evropian.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 12, 2016 14:28 Europe/Tirane
  • BE kërkon përmirësimin e kushteve të refugjatëve

Greqia ka siguruar strehim për 1,500 fëmijë migrantë të cilët janë të pashoqëruar, ka njoftuar sot një zyrtare e lartë e Bashkimit Evropian.

“Ne na duhet që të krijojmë edhe 1,500 vende të tjera për fëmijë migrantë që janë të pashoqëruar dhe kjo është çështje urgjente”, ka thënë komisionerja për drejtësi, Vera Journova, pas vizitës që zhvilloi në Athinë. Javën e kaluar, organizata Human Rights Watch tha se fëmijët migrantë janë duke jetuar në kushte të këqija dhe disa prej tyre janë të burgosur dhe po mbahen në qeli së bashku me persona madhor, për shkak se nuk ka hapësirë. Sipas shifrave të qeverisë greke, janë rreth 3,500 persona nën moshën madhore, të cilët nuk janë të shoqëruar. Mbi 300 prej tyre po mbahen nëpër qendrat pritëse ndërkaq 18 të tjerë janë arrestuar nga policia greke, ka thënë Journova. Rreth 60 mijë njerëz momentalisht janë në Greqi, pasi që shtetet evropiane më në veri, kanë mbyllur kufinjtë për migrantët, më herët gjatë këtij viti.