Putin mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare
https://parstoday.ir/sq/news/world-i27628-putin_mbledh_këshillin_e_sigurisë_kombëtare
Presidenti rus ka mbledhur sot anëtarët e Këshillit të Sigurisë kombëtare të Rusisë për të diskutuar mbi situatën në Siri.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 12, 2016 14:50 Europe/Tirane
  • Putin mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Presidenti rus ka mbledhur sot anëtarët e Këshillit të Sigurisë kombëtare të Rusisë për të diskutuar mbi situatën në Siri.

Dimitri Peskov,zëdhënës i Kremlinit, deklaroi se në prag të hyrjes në fuqi të marrëveshjes së armëpushimit në Siri, Vladimir Putin mblodhi anëtarët e Këshillit të Sigurisë kombëtare të Rusisë me të cilët diskutoi mbi zhvillimet më të fundit në Siri dhe mbi perspektivën e zgjidhjes politike të krizës siriane. Në këtë takim, ministri rus i Mbrojtjes Sergej Shoigu raportoi për situatën më të fundit në Siri dhe për operacionet e forcave ruse atje. Presidenti Putin tha se forcat ruse duhet të mbikëqyrin armëpushimin dhe të vazhdojnë operacionet kundër grupeve terroriste ISIS dhe Al Nusra si dhe kundër grupeve të tjera që nuk e kanë pranuar armëpushimin.