BE nuk do të dorëzohet para kërkesave të Britanisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i27631-be_nuk_do_të_dorëzohet_para_kërkesave_të_britanisë
Kryeministri i Irlandës deklaroi se BE nuk do të dorëzohet para kërkesave të Britanisë për të pasur akses në tregun e përbashkët europian.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 12, 2016 15:01 Europe/Tirane
  • BE nuk do të dorëzohet para kërkesave të Britanisë

Kryeministri i Irlandës deklaroi se BE nuk do të dorëzohet para kërkesave të Britanisë për të pasur akses në tregun e përbashkët europian.

Enda Kenny tha se krerët e BE ia kanë bërë plotësisht të qartë këtë cështje Britanisë. Ministri britanik për negociatat në lidhje me Brexit, David Davis, ka deklaruar se Britania kërkon një marrëveshje speciale për të pasur akses në tregun e përbashkët europian, por kjo kërkesë ka irrituar krerët e BE-së, të cilët e kanë kundërshtuar atë. Nga ana tjetër,  sipas një parashikimi  të Departamentit të Thesarit, Britania do të përballet me një recesion njëvjeçar, nëse del prej Bashkimit Europian. Vlerësimi mbi impaktin e Brexit në terma afat-shkurtër ofron dy mundësi. Nën skenarin “goditje” apo “shock”, Produkti i Brendshëm Bruto në 2018-ën do të jetë 3.6% më i ulët se parashikimi aktual që qëndron për 4.3% rritje. Më tej, inflacioni do të rritet ndjeshëm dhe çmimet e shtëpive do të bien. Nën skenarin “severe shock”, Produkti i Brendshëm Bruto do të jetë 6% më i ulët dhe çmimet e shtëpive do të bien me 10% nga niveli aktual. “Nëse nuk ju pëlqen qeveria, mund ta ndërroni atë pas 5 vitesh. Por nëse vendosni të dilni nga tregu i përbashkët, do të ishte e pamundur për t’u kthyer”, thotë ish kryeministri britanik David Cameron.