Arrestohen tre pjesëtarë të ISIS në Gjermani
https://parstoday.ir/sq/news/world-i27721-arrestohen_tre_pjesëtarë_të_isis_në_gjermani
Tre refugjatë sirianë janë arrestuar në Gjermani nën dyshimin se janë dërguar nga ISIS për të ndërmarrë sulme terroriste në Gjermani.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 13, 2016 12:08 Europe/Tirane
  • Arrestohen tre pjesëtarë të ISIS në Gjermani

Tre refugjatë sirianë janë arrestuar në Gjermani nën dyshimin se janë dërguar nga ISIS për të ndërmarrë sulme terroriste në Gjermani.

Të ndaluarit janë të moshave 17, 18 dhe 26 vjeç. Arrestimet u kryen në saksonin e poshtme dhe në landin Schleswig-Holstein. Sipas prokurorëve federalë, deri tani nuk janë gjetur dokumente mbi urdhra apo misione konkrete, megjithatë policia raportohet të ketë siguruar materiale të shumta të cilat duket se i lidhin të rinjtë me ISIS-in. Deri tani nga hetimet rezulton që tre të arrestuarit të kenë hyrë në Gjermani në muajin nëntor. Qëllimi i tyre ka qenë të përmbushnin një urdhër të mëparshëm të krerëve të ISIS ose të prisnin për udhëzime të mëtejshme. Njëri prej tyre i identifikuar si Al-H. besohet të jetë stërvitur nga ISIS-i në Raqqa shtatorin e 2015-s mbi mënyrën e përdorimit të armëve dhe eksplozivëve . Një muaj më vonë, së bashku me dy të dyshuarit e tjerë, ai duket të ketë rënë dakord me planin e udhëtimit drejt Europës, ku të ndërmerrnin operacione apo sulme në zona që janë jashtë kontrollit të ISIS-it.