38 miliardë dollarë ndihma ushtarake për Izraelin!
https://parstoday.ir/sq/news/world-i27739-38_miliardë_dollarë_ndihma_ushtarake_për_izraelin!
Pas disa muajsh buisedime, Amerika dhe Izraeli ranë dakord mbi ndihmën ushtarake të Uashingtonit për Tel Avivin.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 13, 2016 14:35 Europe/Tirane
  • 38 miliardë dollarë ndihma ushtarake për Izraelin!

Pas disa muajsh buisedime, Amerika dhe Izraeli ranë dakord mbi ndihmën ushtarake të Uashingtonit për Tel Avivin.

Kjo ndihmë për 10 vitet e ardhshme kap shifrën 38 miliardë dollarë. Ndihma ushtarake që SHBA do t'i japin Izraelit në 10 vitet e ardhshme është më e madhe se sa shuma e kërkuar nga kryeministri izraelit Netanjahu. Ky i fundit I kishte kërkuar Uashingtonit që ndihmën ushtarake për Tel Avivin t'a rriste nga 3,1 miliardë $ në vit, në 3,4 miliardë $, por kjo kërkesë ishte kundërshtuar nga qeveria amerikane. Megjithatë, në marrëveshjen e arritur sot, ndihma ushtarake amerikane për regjimin e Izraelit kap shifrën 3.8 miliardë $ në vit. Me ndihmat e pakursyera ushtarake, politike dhe ekonomike për Tel Avivin, Amerika është partnerja kryesore në krimet e Izraelit kundër popullit palestinez.