Të shtëna në Marsejë
Shtator 15, 2016 05:01 Europe/Tirane
Të shtënat me armë zjarri në Marsejë kanë shkaktuar plagosjen e disa personave.
Burime të policisë franceze bënë të ditur se dy persona janë plagosur pasi një person i paidentifikuar hapi zjarr në rajonin Bouches-du-Rhone dhe mësohet se gjendja e njërit prej tyre është shumë e rëndë. Ende nuk dihen motivet e këtij krimi, por që prej fillimit të vitit 2016, 26 njerëz janë vrarë nga armët e zjarrit në rajonin Bouches-du-Rhone të Marsejës.
Tags