Trump 6% para Clinton
(last modified Thu, 15 Sep 2016 17:48:12 GMT )
Shtator 15, 2016 19:48 Europe/Tirane
  • Trump 6% para Clinton

Donald Trump fiton terren ndaj rivales demokrate Hillary Clintonit dhe shkëputet me gati 6 për qind prej saj, sipas një sondazhi kombëtar të realizuar nga “USC Dornsife” dhe “Los Angeles Times”.

Manjati i pasurive të paluajtshme gëzon 47.2 për qind të preferencave, ndërsa Clinton vetëm 41.3 për qind. Për republikanin, ky është avantazhi më domethënës pas konventës së partisë së tij në korrik. Ndërkohë, çështja e gjendjes shëndetësore, të atyre që janë mes kandidatëve më të moshuar për Presidencën në historinë amerikane, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Biznesmeni njujorkez ka publikuar rezultatet e ekzaminimit mjekësor, të lëshuara nga mjeku i tij. “Ndihem po aq mirë, sa kur isha 30 vjeç”, tha Trump . Ekzaminimi mjekësor u publikua, ndërsa rivalja e tij demokrate iu rikthye fushatës pas kurimit nga penumonia. Mjekja e saj, Lisa Bardack deklaroi se Clinton është e shëndetshme dhe e aftë që të shërbejë si Presidente e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Të dy kandidatët janë përballur me presion publik, lidhur me mungesën e transparencës për gjendjen shëndetësore.

 

Tags