Largimi i detyruar i 200 mijë refugjatëve në Angli
https://parstoday.ir/sq/news/world-i27991-largimi_i_detyruar_i_200_mijë_refugjatëve_në_angli
Ministri i punëve të jashtme të Anglisë deklaroi se Anglia ka kthyer në mënyrë të detyruar 200 mijë refugjatë në vendet e tyre.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 16, 2016 09:32 Europe/Tirane
  • Largimi i detyruar i 200 mijë refugjatëve në Angli

Ministri i punëve të jashtme të Anglisë deklaroi se Anglia ka kthyer në mënyrë të detyruar 200 mijë refugjatë në vendet e tyre.

Kanali televiziv Al Hadeth njoftoi se Boris Xhonson në konferencën për shtyp të përbashkët me ministrin e jashtëm të Italisë në Florens, deklaroi se autoritetet angleze kanë kthyer në vendet e tyre 200 mijë emigrantë ilegalë. Xhonson ka përkrahur kthimin e varkave me refugjatë nga Deti Mesdhe në Libi dhe parandalimin e hyrjes së tyre në territorin e Italisë duke e quajtur këtë veprim parandalues. Xhonson shtoi se Anglia deklaron solidaritetin e saj me Italinë në lidhje me problemin e emigrantëve ilegalë dhe e konsideron atë një problem që i përket të gjithë Evropës. Dy anije angleze po marrin pjesë në operacionet ushtarake kundër emigrantëve në Detin Mesdhe, - tha ndër të tjera ministri i punëve të jashtme të Anglisë.