Qeveria e Belgjikës përkrah ndalimin e simboleve fetare në shkolla
Shtator 16, 2016 17:20 Europe/Tirane
Ministri i Jashtëm i Belgjikës kërkoi ndalimin e përdorimit të simboleve fetare në institucionet dhe shkollat e këtij vendi.
Didier Reinders në një interviste me radion La Premiere, parashtroi edhe një herë idenë e tij për vendosjen e një lënde fetare nëpër shkollat belge, por theksoi se hapi i parë për këtë është ndalimi i përdorimit të simboleve fetare nëpër shkolla. Ai shprehu kundërshtimin e fortë ndaj idesë së ndërtimit të qendrave argëtuese dhe pishinave të ndara për meshkujt dhe femrat dhe kërkoi që shoqëria dhe qeveria blege t'i kushtojnë më shumë rëndësi tolerancës dhe bashkëjetesës mes feve të ndryshme.
Tags