Krerët e BE bien dakord në lidhje me Brexit-itn
https://parstoday.ir/sq/news/world-i28090-krerët_e_be_bien_dakord_në_lidhje_me_brexit_itn
Krerët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord në lidhje me kushtet dhe gjendjen pas largimit të Anglisë nga Bashkimi Evropian.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 17, 2016 03:05 Europe/Tirane
  • Krerët e BE bien dakord në lidhje me Brexit-itn

Krerët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord në lidhje me kushtet dhe gjendjen pas largimit të Anglisë nga Bashkimi Evropian.

Agjencia IRNA e lajmeve njoftoi se 27 vendeve anëtare të BE në takimin e të premtes në Bratislava të Sllovakisë i cili u organizua pa praninë e Theresa May, kryeministres së Anglisë, kanë rënë dakord për kthimin e besimit dhe sigurisë për qytetarët evropianë dhe për planifikimin e të ardhës së këtij Unioni pa Anglinë përgjatë një periudhe gjashtë mujore. Në deklaratën përfundimtare të këtij takimi thuhet se ky proces gjashtë mujor do të rezultojë me takimin e muajit mars 2017 të krerëve të BE i cili do të organizohet njëkohësisht me 60 vjetorit të nënshkrimit të traktatit për themelimin e Bashkimit Evropian në Romë, kryeqytetin e Italisë. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, si dhe presidenti francez, Francois Hollande, thanë se kriza e emigrantëve ishte një çështje kyçe. Nuk u jemi shmangur asgjëje, - tha Hollande. - Ne kemi vendosur që së bashku të përballemi me çështjen e emigracionit, ndërsa respektojmë të drejtat për azil”.  Kemi folur shumë konkretisht në lidhje me atë çfarë do të bëjmë për të zgjidhur këtë krizë emigracioni”, tha Merkel. Ajo foli mbi një zhvillim në Bratislavë mbi frymën e bashkëpunimit për t’u përballur me çështjen më të rëndë me të cilën po përballet Evropa. Të gjithë ne duhet të bëjmë kompromis përmes lëshimeve”, pranoi ajo. “Kemi rënë dakord se Europa gjendet në një situatë kritike pas ‘Brexit’-it, por kemi gjithashtu edhe çështje të tjera për të cilat duhet të punojmë së bashku për t’i zgjidhur”. Krerët nuk u ndalën në çështjen e mprehtë të “Brexit”, pasi janë duke pritur vendimin e qeverisë britanike për të aktivizuar nenin 55 të procesit për daljen nga Bashkimi Evropian. Udhëheqësit e BE-së arritën akord edhe për të përshkallëzuar përpjekjet për forcimin e kufijve të jashtëm të bllokut, për integrimin e mbrojtjes evropiane, për luftën kundër terrorizmit, si dhe për nxitjen e rritjes ekonomike.