Grupi terrorist Shabab pushton një qytet në Somali
https://parstoday.ir/sq/news/world-i28099-grupi_terrorist_shabab_pushton_një_qytet_në_somali
Grupi terrorist Shabab të premten ka pushtuar qytetin Al-Vak në Somali në afërsi të kufirit me Kenian.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 17, 2016 03:20 Europe/Tirane
  • Grupi terrorist Shabab pushton një qytet në Somali

Grupi terrorist Shabab të premten ka pushtuar qytetin Al-Vak në Somali në afërsi të kufirit me Kenian.

Agjencia AFP e lajmeve njoftoi se Abdulkadir Ilmi, një funksionar ushtarak i Somalisë, ka deklaruar se pas një sulmi që u krye të premten pasdite nga grupi terrorist Shabab në qytetin Al-Vak, janë vrarë rreth 12 pjesëtarë të forcave ushtarake të Somalisë dhe me tërheqjen e ushtarëve, ky grup terrorist ka pushtuar tërësisht këtë qytet. Ky funksionar ushtarak nuk ka dhënë statistika në lidhje me numrin e të vrarëve gjatë këtij sulmi. Ndërkohë grupi terrorist Shabab në faqen e tij të internetit ka njoftuar se ka pushtuar qytetin Al-Vak dhe ka vrarë me dhjetëra ushtarë të Somalisë.