Colin Powell: 200 kapsula bërthamore të Izraelit drejt Teheranit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i28105-colin_powell_200_kapsula_bërthamore_të_izraelit_drejt_teheranit
Colin Powell, ish-sekretari amerikan i shtetit, në një e-mail dërguar një prej bashkëpunëtorëve të tij, ka pohuar se Izraeli posedon 200 kapsula bërthamore dhe që të gjitha i ka drejtuar drejt Teheranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 17, 2016 03:37 Europe/Tirane
  • Colin Powell: 200 kapsula bërthamore të Izraelit drejt Teheranit

Colin Powell, ish-sekretari amerikan i shtetit, në një e-mail dërguar një prej bashkëpunëtorëve të tij, ka pohuar se Izraeli posedon 200 kapsula bërthamore dhe që të gjitha i ka drejtuar drejt Teheranit.

Gazeta "Indipendent" ka zbuluar detajet e një e-maili të Colin Powell, ish-sekretari amerikan i shtetit,  në të cilin thuhet se regjimi sionist ka në dispozicion 200 kapsula bërthamore dhe që të gjitha i ka drejtuar drejt Teheranit. Colin Powell në këtë e-mail të zbuluar i drejtohet Xhefry Lids, një prej partnerëve tregtar të tij dhe vë në dukje fjalimin e Beniamin Netanjahut, kryeministrit të regjimit sionist në Kongresin e Amerikës dhe paralajmërimin e tij kundër marrëveshjes atomike me Iranin, ndërsa thotë se rezultati i negociatave bërthamore nuk është ai të cilin e pret Netanjahu. Colin Powell shkruan: "Sidoqoftë, iranianët edhe nëse do të prodhojnë një armë bërthamore, nuk mund ta përdorin atë. Autoritetet iranianë e dinë se Izraeli posedon 200 kapsula bërthamore dhe që të gjitha i ka të drejtuar në drejtim të Teheranit, ndërsa ne (amerikanët) kemi në dispozicion me mijëra kapsula bërthamore". Vlen të theksohet se një grup hakerësh kanë zbuluar e-mailat e personal të Colin Powell dhe i kanë publikuar atë në formë publike. Këta e-maila përmbajnë informacione shumë të rëndësishme dhe disa prej tyre shumë polemizuese.