Qytetarët gjermanë protestojnë kundër traktatit "Trans-Atlantik"
Qytetarët e Gjermanisë marrin pjesë në një protestë kundër traktatit për tregti të lirë mes Bashkimit Evropian dhe Amerikës.
Kanali televiziv France 24 njoftoi se qytetarët gjermanë të shtunën (sot) në protestën kundër traktatit për tregti të lirë mes Bashkimit Evropian dhe Amerikës, do të protestojnë kundër negociatave mes Amerikës dhe BE në qytetin Hanover. Kjo protestë organizohet nga 30 organizata joqeveritare, parti politike dhe sindikata të punëtorëve. Organizatorët e kësaj proteste kanë deklaruar se në këtë protestë marrin pjesë 250 mijë qytetarë. Vlen të theksohet se Angela Merkel, kancelarja e Gjermanisë, vazhdon të mbështesë traktatin për tregti të lirë "Trans-Atlantik" pavarësisht se edhe brenda qeverisë së saj ka kritikat të mëdha rreth kësaj çështje.