Sulm kundër ambasadës ruse në Kiev
https://parstoday.ir/sq/news/world-i28153-sulm_kundër_ambasadës_ruse_në_kiev
Një grup protestuesish anti-rusë mësynë ambasadën e Moskës në Kiev.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 17, 2016 12:51 Europe/Tirane
  • Sulm kundër ambasadës ruse në Kiev

Një grup protestuesish anti-rusë mësynë ambasadën e Moskës në Kiev.

Demonstruesit, me fytyra të mbuluara, lëshuan fishekzjarre ndaj selisë diplomatike ruse dhe përpara saj shpalosën një baner ku shkruhej: “Ju derra rusë, nuk jeni të mirëpritur këtu. Sot po hedhim fishekzjarre, nesër do jenë raketa”. Turma e egërsuar thërriste me të madhe: “Liri të burgosurve në Kremlin” dhe “Nuk ka për të pasur zgjedhje”. Në Rusi mbahen këtë fundjavë zgjedhjet e përgjithshme. Për herë të parë, votimet për Parlamentin rus do të zhvillohen edhe në Krimenë e aneksuar nga Moska në 2014-n.  Pjesa më e madhe e komunitetit ndërkombëtar nuk e njeh gadishullin ukrainas si pjesë të Rusisë, por kjo s’ka shanse të ketë ndonjë ndikim.