Obama kritikon kongresmenët republikanë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i28165-obama_kritikon_kongresmenët_republikanë
Presidenti i SHBA kritikoi anëtarët republikanë në Kongres duke thënë se ata nuk po i zbatojnë obligimet e tyre.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 17, 2016 14:05 Europe/Tirane
  • Obama kritikon kongresmenët republikanë

Presidenti i SHBA kritikoi anëtarët republikanë në Kongres duke thënë se ata nuk po i zbatojnë obligimet e tyre.

Barak Obama në fjalimin e tij të përjavshëm tha se në një kohë që po shtohet rreziku i virusit Zika në Amerikë, ligjvënësit republikanë që kanë shumicën në Kongres, po pengojnë përpjekjet e qeverisë për të mbrojtur gratë dhe fëmijët nga ky virus i rrezikshëm. Presidenti i SHBA shtoi se anëtarët e Kongresit duhet të miratojnë buxhetin për ndihmat humanitare për banorët e Luisianës që ishin viktima të përmbytjeve gjatë muajit të kaluar. Obama akuzoi kongresmenët republikanë se në vend që të miratojnë planet humanitare të qeverisë, po i zvarritin dhe po i shfrytëzojnë këto çështje për të rritur presionin ndaj qeverisë federale.