Shpërthim në Nju Xhersi të Amerikës
Shtator 18, 2016 02:43 Europe/Tirane
Një bombë ka shpërthyer në Nju Xhersi të Amerikës në rrugën e organizimit të një maratone sportive.
Agjencia Trend e lajmeve njoftoi se autoritetet e Nju Xhersit të shtunën pas shpërthimit të një bombe artizanale në rajonin Seaside Park, kanë evakuuar banorët e 30 shtëpive banimi në zonën rreth vendit ku ndodhi shpërthimi. Si pasojë e këtij shpërthimi, është anuluar gara maratonike në të cilën pritej të marrin pjesë 5 mijë sportist. Sipas këtij raporti, deri më tani nuk janë publikuar të dhëna në lidhje me dëmet ose viktimat e mundshme të këtij shpërthimi. Policia Federale e Amerikës ka deklaruar se po vazhdojnë në lidhje me shpërthimin në këtë rajon të Nju Xhersit.
Tags