Takimi i KS të OKB rreth Sirisë u mbyll pa sukses
Mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB në lidhje me krizën në Siri ka përfunduar pa rezultat.
Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi mbledhja e të dielës së KS të OKB e cila u zhvillua prapa dyerve të mbyllura për të shqyrtuar zhvillimet në Siri, brenda më pak se një ore ka përfunduar pa ndonjë rezultat të caktuar. Rusia në shenjë protesta ndaj bombardimeve ajrore të Amerikës në Siri, ka kërkuar organizimin e një mbledhje urgjente në KS të OKB, mirëpo kjo kërkesë është përballur me reagimin negativ të Samanta Power, përfaqësuesja e Amerikës në OKB. Ndërkohë Maria Zakharova, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, në orët e para të së dielës deklaroi se veprimi i Amerikës në bombardimin e bazës ajrore në Dejrul-Zur të Sirisë tregon përkrahjen e Shtëpisë së Bardhë ndaj terroristëve. Sipas pasojë e sulmit ajror të Amerikës në bazën ajrore të Dejrul-Zur të Sirisë në lindje të këtij vendi, janë vrarë 62 ushtarë të Sirisë dhe mbi 100 ushtarë të tjerë janë plagosur.