Me dhjetëra të plagosur nga shpërthimi në Nju Jork
Shtator 18, 2016 03:22 Europe/Tirane
Një shpërthim që ndodhi në një zonë me qarkullim të dendur të Nju Jorkut në Amerikë, ka shkaktuar plagosjen e dhjetëra personave.
Agjencia Associated Press e lajmeve njoftoi se të shtunën në mbrëmje ka ndodhur një shpërthim në zonën Çelsi Manhatan të Nju Jorkut dhe ka shkaktuar plagosjen e 25 personave. Raportet tregojnë se bomba ishte vendosur në një kantier të plehrave, mirëpo policia dhe ekipet e zjarrfikësve të Nju Jorkut ende nuk kanë dhënë ndonjë raport zyrtar në lidhje me shkakun e këtij shpërthimi. Zona Çelsi në Manhatan të Nju Jorkut është një prej zonave kryesore argëtuese të këtij qyteti.
Tags