Iraku përsëri kundërshton operacionet ushtarake të Turqisë në këtë vend
Ministri i punëve të jashtme të Irakut deklaroi se vendi i tij kundërshton në mënyrë të prerë çfarëdo operacione ushtarake të Turqisë në territorin e Irakut.
Agjencia IRNA e lajmeve njoftoi se Ibrahim Xhafari, ministri i punëve të jashtme të Irakut, në takim me Mevlyt Çavushoglu, ministrin e jashtëm të Turqisë gjatë samitit të vendeve të grupit NAM në Venezuelë, ka theksuar për largimin e forcave ushtarake të Turqisë nga territori i Irakut. Ai ka shtuar Bagdadi ka ndjek një qëndrim pozitiv në lidhje me ngjarjen e grusht shtetit të korrikut në Turqi dhe theksoi forcimin e marrëdhënieve me Turqinë. Xhaferi ka thënë se deklaratat e fundit të funksionarëve të Turqisë se forcat e këtij vendi duhet të kryejnë operacione ushtarake edhe në Irak ashtu si në Siri, janë për tu çuditur. Nga ana e tij, Mevlyt Çavushoglu, ministri i jashtëm i Turqisë në këtë takim ka theksuar për zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale të dy vendeve dhe deklaroi se Turqia gjithashtu kërkon ruajtjen e integritetit territorial të Irakut dhe fitoren e këtij vendi në luftën kundër terrorizmit.