Disfatë e rëndë e Merkelit në Berlin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i28435-disfatë_e_rëndë_e_merkelit_në_berlin
Unioni kristian-demokrat i Kancelares Angela Merkel ka pësuar humbje historike në zgjedhjet e Berlinit vetëm 2 javë pas votimeve në Mecklenburg-Vorpommern, ku partia e kancelares mori goditjen e parë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 19, 2016 15:07 Europe/Tirane
  • Disfatë e rëndë e Merkelit në Berlin

Unioni kristian-demokrat i Kancelares Angela Merkel ka pësuar humbje historike në zgjedhjet e Berlinit vetëm 2 javë pas votimeve në Mecklenburg-Vorpommern, ku partia e kancelares mori goditjen e parë.

Votuesit kanë preferuar të zgjedhin Partinë Alternativa për Gjermaninë AfD, e cila hyn për herë të parë në parlamentin e shtetit. Popullariteti i Merkel ka ardhur në rënie qëkur ajo vendosi vitin e kaluar, tëlejonte hyrjen e mbi 1 milionë emigrantëve në Gjermani. Kristian-demokratët morën vetëm 17.6% të votave në Berlin, që shënon edhe rezultatin më të ulët në kryeqytetin gjerman.Social-demokratët kryesuan me 22% të votave, edhe pse në tërësi, partia ka humbur mbështetjen e rreth 7% të votuesve të saj14      . përqindshi i arritur nga Partia Alternativa për Gjermaninë, ka nxitur bashkë-themeluesin e saj Joerg Meuthen të besojë se partia do të pozicionohet mirë në zgjedhjet kombëtare të vitit të ardhshëm. “Jemi tepër të bindur se në zgjedhjet e vitit tjetër ne do të sigurojmë një mbështetje dyshifrore në përqindje”, tha ai. AfD tashmë do të përfaqësohet në 10 nga 16 parlamentet shtetërore të Gjermanisë. Partia e Kancelares gjermane Angela Merkel ka marrë një ndëshkim historik në zgjedhjet shtetërore të së dielës, një këmbanë alarmi apo një sinjal për “zgjim”, pas politikës së dyerve të hapura ndaj refugjatëve dhe emigrantëve ilegalë. Këto humbje të njëpasnjëshme, tregojnë rritjen e pakënaqësisë së gjermanëve me politikat e Merkel për të lejuar hyrjen në vend të emigrantëve dhe refugjatëve, ndërkohë që Partia Alternativa për Gjermaninë, ka tërhequr pikërisht këtë masë të pakënaqur të votuesve. Rezultati i CDU-së prej 17.6% të votave rezulton të jetë edhe më i dobëti i marrë ndonjëherë në histori në Berlin. Kjo është edhe goditja e dytë elektorale për partinë e Merkelit brenda dy javësh, pasi fillimisht u zbrit në vendin e tretë nga “AfD”-ja në zgjedhjet e Mecklenburg-Western Pomeranias, në fillim të këtij muaji. Ministri bavarez i Financave, Markus Soeder, i cili vjen nga radhët e CSU-së, partisë simotër të CDU-së, u tregua i shpejtë teksa e quante këtë rezultat “një thirrje masive për herë të dytë për zgjim”, të ardhur brenda dy javësh.Zgjedhjet në Berlin, një qytet-shtet prej 3.5 milionë banorësh, janë dominuar nga çështje lokale si shërbimi i dobët publik, shkolla të shkatërruara, trena që vonohen dhe mungesa e strehimit, si dhe probleme në përballimin me fluksin e emigrantëve. Kancelarja gjermane Angela Merkel pranoi humbjen e partisë së saj në zgjedhjet shtetërore në Berlin.Ajo e cilësoi "të hidhur" rezultatin e zgjedhjeve dhe mori përsipër përgjegjësinë e humbjes së partisë Demokristiane, por mbrojti politikën e saj kundrejt emigrantëve. "Duhet të bëj më shumë përpjekje për të justifikuar politikën time në lidhje me emigracionin"-theksoi Merkel duke shtuar:" Janë të shumtë ata që kundërshtojnë politikën time mbi emigrantët, por unë theksoj se kjo politikë është e drejtë dhe jam e gatshme të debatoj me kundërshtarët."