Senati amerikan nesër voton për shitjen e armëve Arabisë Saudite
Nesër, senati amerikan do të votojë rezolutën për bllokimin e shitjes së pajisjeve ushtarake Arabisë Saudite me vlerë 1.15 miliard dollarë.
Sipas një njoftimi të agjencisë Reuters të lajmeve, ky votim në senatin amerikan do të bëhet pas shqetësimeve të shprehura mbi luftën dhe konfliktin në Jemen. Disa senatorë republikanë dhe demokratë më 7 shtator të këtij viti kanë parashtruar një plan ku kërkohet ndërprerja e shitjes së tankeve Abrams dhe pajisjeve të tjera ushtarake për Arabinë Saudite. Ky plan është konfirmuar nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe Kongresit dhe tashmë duhet të nënshkruhet nga presidenti Barack Obama. Megjithatë çdo përpjekje për të bllokuar shitjen e armëve për Arabinë Saudite mund të përballet me kundërshtimin e Shtëpisë së Bardhë dhe Kongresit sepse më herët është miratuar marrëveshja për shitjen e armëve Riadit.