Ndodh edhe kjo: Republikani Bush do të votojë për demokraten Clinton
(last modified Tue, 20 Sep 2016 17:18:21 GMT )
Shtator 20, 2016 19:18 Europe/Tirane
  • Ndodh edhe kjo: Republikani Bush do të votojë për demokraten Clinton

Ish presidenti i Shteteve te Bashkuara George W Bush i vjetri ka deklaruar votën e tij në favor të kandidates demokrate Hilari Klinton.

Edhe pse zyra e tij nuk e ka konfirmuar zyrtarisht lajmin, ka qenë mbesa e presidentit Kenedi qe garanton premtimin e tij kundër republikanve. Kathleen Hartington Kennedy Townsend, vajza e Robert F. Kennedy postoi në rrjetet sociale një foto nga një takim me George H.W. Bush dhe poshtë i fotos shkruan:“Presidenti më tha se do të votojë Hillary-n!”. Kjo votë kundër Trump nuk habit, pasi kandidatura e tij është kundërshtuar që prej fillimit nga një pjesë e mirë e republikanëve. Vetë familja Bush nuk ka komentuar ende lajmin në fjalë, megjithatë për analistët nuk është çudi ky qëndrim i tyre. Që prej tërheqjes së Jebb Bush nga gara brenda republikanëve dhe më pas shpalljes së Trump kandidat zyrtar, Bushët kanë dhënë disa deklarata pakënaqësie. Në njërën prej tyre, George H.W. Bush tha se nuk do të mbështesë publikisht Donald Trump në zgjedhjet e nëntorit, por as që do ta votonte kundër atë.

 

Tags