Ngushtohet diferenca mes Trump dhe Clinton
(last modified Tue, 20 Sep 2016 18:22:10 GMT )
Shtator 20, 2016 20:22 Europe/Tirane
  • Ngushtohet diferenca mes Trump dhe Clinton

Sipas një sondazhi të kryer nga instituti studimor RealClearPolitics nëse zgjedhjet presidenciale në SHBA do të zhvilloheshin sot, 47 % e amerikanëve do të votonin për Donald Trump dhe 43 % për Hillary Clinton.

Kjo tregon se diferenca mes dy kandidatëve është ngushtuar pasi në një sondazh të zhvilluar një javë më parë nga gazeta Los Angeles Times, Trump ishte 6 5 në avantazh ndaj demokrates Clinton. Ndërkohë, gjashtë ditë përpara debatit të parë kyç mes kandidatëve për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump po përdor incidentet e kohëve të fundit për t’i kthyer në argument, sa i takon dy çështjeve ku ai mendon se qëndrimi i ashpër ofron përparësi: emigracioni dhe terrorizmi. Sulmi fundjavës në Nju Jork, edhe pse nuk vrau njeri, e riktheu në mënyrë të pashmangshme frikën e terrorizmit në qendër të betejës së Trumpit me Hillary Clintonin. Nga këndvështrimi i republikanit, hijet e reja të terrorit luajnë rol të drejtpërdrejtë në vizionin e një kombi nën rrethim. “Nuk mund ta lejojmë këtë të keqe të triumfojë”, tha miliarderi në Florida, pas kapjes së amerikanit me origjinë afgane, që dyshohet si vendosësi i bombave."Nëse zgjidhni Donald Trumpin, - vazhdoi manjati, - këto probleme do të zhduken”.Por as rivalja e tij demokrate nuk ka qëndruar në heshtje pas sulmeve. Clinton i ka hyrë manovrave, duke e portretizuar veten si një lloj komandanteje tradicionale të Forcave të Armatosura, të hekurt e që ruan qetësinë në kohë krizash.“Unë di ta bëj shumë mirë këtë punë”, tha ish-kryediplomatja në një konferencë për shtyp.

 

Tags