Aeroplanmbajtësja Charles De Gaulle, në Mesdheun lindor
https://parstoday.ir/sq/news/world-i28549-aeroplanmbajtësja_charles_de_gaulle_në_mesdheun_lindor
Aeroplanmbajtësja franceze Charles De Gaull është larguar sot nga porti Tulon në juglindje të Francës dhe do të dislokohet në lindje të Mesdheut për të marrë pjesë në operacionet kundër ISIS.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 20, 2016 15:52 Europe/Tirane
  • Aeroplanmbajtësja Charles De Gaulle, në Mesdheun lindor

Aeroplanmbajtësja franceze Charles De Gaull është larguar sot nga porti Tulon në juglindje të Francës dhe do të dislokohet në lindje të Mesdheut për të marrë pjesë në operacionet kundër ISIS.

Patric Staiger zëdhënës i ushtrisë franceze deklaroi se kjo aeroplanmbajtëse do të ndihmojë operacionin për çlirimin e qytetit Mosul në veri të Irakut. Ai shtoi se kjo aeroplanmbajtëse është e pajisur me 24 avionë luftarakë të tipit Rafale, të cilët do të marrin pjesë në sulmet ajrore kundër terroristëve të ISIS në veri të Irakut. Sipas këtij zëdhënësi edhe 12 avionë luftarakë francez që ndodhen në Jordani dhe Emirate do të ndihmojnë forcat e ushtrisë irakiane në rimarrjen e Mosulit.