BE ndihmon në ruajtjen e kufijve të Serbisë, NATO nervozon serbët
BE deklaroi se së shpejti forcave kufitare të Serbisë do t’u jepen dylbi termike me qëllim forcimin e ruajtjes së kufirit përballë valës së refugjatëve.
Sipas një marrëveshje mes BE dhe Beogradit, çdo vend i BE do të dërgojë 50 ushtarë për të ndihmuar në kontrollimin e kufijve të Serbisë. Por nga ana tjetër, mediat serbe kanë shkruar se NATO ka zhvilluar stërvitje të mëdha ushtarake në Kroaci, pjesë e të cilave kanë qenë një pjesë e ushtrive të ish-Jugosllavisë, përveç asaj serbe! “Ushtrimi ka përfshirë rreth 2.000 ushtarë, në mesin e tyre ishin ushtarë nga të gjitha vendet e ish-Jugosllavisë, me përjashtim të Serbisë. Municionet e përdorura ishin të NATO-s, të përbëra kryesisht nga armët amerikane”, kanë shkruar mediat në Beograd. Sipas mediave serbe, poligoni në Slunj të Kroacisë, mbulon një sipërfaqe prej rreth 200 kilometra katrorë, duke e bërë atë të dytin më të madh në Evropë ndërsa stërvitjet u ndoqën nga aeroplanët amerikanë F16.