Hakerët vjedhin të dhënat personale të 500 milion llogarive në Yahoo
Kompania Yahoo ka deklaruar të enjten se rreth 500 milionë llogari të përdoruesve të saj janë vjedhur në një sulm kibernetik i cili konsiderohet të jetë më i rëndi në histori.
Vjedhja kishte ndodhur që në 2014, por u bë publike vetëm një ditë më parë. FBI ka nisur menjëherë hetimet mbi rastin ndërkohë që kompania është shprehur se sulmi u organizua nga piratë të sponsorizuar nga shteti. Si masë mbrojtëse për përdoruesit e saj, Yahoo ka këshilluar të gjithë të ndryshojnë fjalëkalimin e llogarive të tyre, nëse nuk e kanë bërë këtë gjë që prej 2014. Yahoo ka deklaruar se piratë të sponsorizuar nga shteti kanë vjedhur informacionin e mbi 500 milionë përdoruesve në atë që konsiderohet të jetë shkelja më e madhe kibernetike në histori. Të dhënat personale që janë vjedhur përfshjnë emra, adresa të postës elektronike, ditëlindje, numra telefoni e fjalëkalime. Ndër informacionet që kanë mundur të shpëtojnë, janë të dhënat e kartave të kreditit të përdoruesve. Vjedhja ka ndodhur në 2014, por është bërë publike vetëm tani, ndërkohë që FBI ka konfirmuar se po heton rastin. Kompania ka deklaruar se informacioni është vjedhur nga piratë të sponsorizuar nga shteti, por nuk tha se cili shtet ishte përgjegjës. Lajmi mbi një sulm të mundshëm ndaj firmës teknologjike u bë i ditur në gusht kur një pirat i njohur si “Peace” u përpoq të shiste informacionin e 200 milionë llogarive në Yahoo. Por të enjten, kompania konfirmoi se shkelja ishte më e madhe sesa ishte menduar në fillim ndërkohë që të gjithë përdoruesit janë këshilluar të ndryshojnë fjalëkalimet e llogarive të tyre si masë mbrojtëse. Në korrik të këtij viti, Yahoo u ble nga kompania amerikane e telekomunikacionit Version.