Johnson: Vitin tjetër fillon dalja e Britanisë nga BE
https://parstoday.ir/sq/news/world-i28837-johnson_vitin_tjetër_fillon_dalja_e_britanisë_nga_be
Ministri i jashtëm britanik deklaroi se procesi zyrtar i daljes së Britanisë nga BE do të fillojë në fillim të vitit 2017.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 23, 2016 15:47 Europe/Tirane
  • Johnson: Vitin tjetër fillon dalja e Britanisë nga BE

Ministri i jashtëm britanik deklaroi se procesi zyrtar i daljes së Britanisë nga BE do të fillojë në fillim të vitit 2017.

Boris Johnson tha se vitin tjetër Londra do të aktivizojë nenin 50 të traktatit të Lisbonës dhe do të fillojë negociatat për largimin nga BE, por sipas tij, Britania dëshiron të shfrytëzojë shanset e shumta të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar me BE-në. Megjithatë, krerët e lartë të BE kanë paralajmëruar Londrën se pas daljes nga BE, Britania nuk do të ketë qasje në Tregun e Përbashkët Europian.