Putin kritikon ish liderët e Bashkimit Sovjetik
Shtator 23, 2016 16:46 Europe/Tirane
Presidenti rus kritikoi ashpër vendimin e ish krerëve sovjetikë për shpërbërjen e BRSS.
Vladimir Putin duke folur në një takim me kryetarët e partive politike ruse, deklaroi se do të ishte më mirë që liderët e BRSS në vend që të vendosnin për shpërbërjen e këtij unioni, të kryenin reforma demokratike. Presidenti rus tha se ish-BS ka pasur përvoja pozitive dhe negative, por ende ekzistojnë shumë pyetje pa përgjigje për shkakun e shpërbërjes së këtij unioni. Më 8 Dhjetor 1991, krerët e republikave sovjetike të Rusisë, Bjellorusisë dhe Ukrainës nënshkruan një marrëveshje, sipas së cilës, BRSS duhej të shpërbëhej.
Tags