Putin kritikon ish liderët e Bashkimit Sovjetik
https://parstoday.ir/sq/news/world-i28852-putin_kritikon_ish_liderët_e_bashkimit_sovjetik
Presidenti rus kritikoi ashpër vendimin e ish krerëve sovjetikë për shpërbërjen e BRSS.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 23, 2016 16:46 Europe/Tirane
  • Putin kritikon ish liderët e Bashkimit Sovjetik

Presidenti rus kritikoi ashpër vendimin e ish krerëve sovjetikë për shpërbërjen e BRSS.

Vladimir Putin duke folur në një takim me kryetarët e partive politike ruse, deklaroi se do të ishte më mirë që liderët e BRSS në vend që të vendosnin për shpërbërjen e këtij unioni, të kryenin reforma demokratike. Presidenti rus tha se ish-BS ka pasur përvoja pozitive dhe negative, por ende ekzistojnë shumë pyetje pa përgjigje për shkakun e shpërbërjes së këtij unioni. Më 8 Dhjetor 1991, krerët e republikave sovjetike të Rusisë, Bjellorusisë dhe Ukrainës nënshkruan një marrëveshje, sipas së cilës, BRSS duhej të shpërbëhej.