Shtainmaier: Lufta në Siri nuk ka asnjë fitues
https://parstoday.ir/sq/news/world-i29026-shtainmaier_lufta_në_siri_nuk_ka_asnjë_fitues
Ministri i punëve të jashtme të Gjermanisë ka shprehur shqetësim për vazhdimin e luftimeve në rajone të ndryshme të botës, sidomos në Siri dhe deklaroi se lufta në Siri nuk ka asnjë fitues.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 25, 2016 04:03 Europe/Tirane
  • Shtainmaier: Lufta në Siri nuk ka asnjë fitues

Ministri i punëve të jashtme të Gjermanisë ka shprehur shqetësim për vazhdimin e luftimeve në rajone të ndryshme të botës, sidomos në Siri dhe deklaroi se lufta në Siri nuk ka asnjë fitues.

Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se Frank Walter Shtainmaier, ministri i punëve të jashtme të Gjermanisë, të shtunën në fjalimin e tij në takimin vjetor të AP të OKB, shprehu keqardhje nga shtimi i luftimeve në rajone të ndryshme të botës si në Siri, Libi, Jemen dhe në lindje të Ukrainës, ndërsa deklaroi se vazhdimi i këtyre luftimeve është në dëm të paqes dhe stabilitetit global. Ministri i jashtëm gjerman theksoi përpjekjet kolektive për zgjidhjen e krizave rajonale dhe tha se indiferenca në këtë drejtim është gjithashtu në dëm të paqes dhe sigurisë globale. Shtainmaier në vazhdimin të fjalimit të tij shtoi: "Pavarësisht të gjitha krizave dhe konflikteve, ne besojmë se e ardhmja është në duar tona dhe nëse do t'i pranojmë përgjegjësitë në mënyrë të përbashkët, atëherë do ta shndërrojmë botën në një vend më të mirë, sidomos për shkak të gjeneratave të ardhshme të cilat do të na zëvendësojnë neve dhe ato nuk duhet të vendosen përballë njëri-tjetrit, por duhet të jenë përkrah njëri-tjetrit. Prandaj ne kemi të drejtën e zgjedhjes dhe duhet të marrim vendimin tonë".