Clinton në avantazh ndaj Donald Trump
(last modified Sun, 25 Sep 2016 20:33:09 GMT )
Shtator 25, 2016 22:33 Europe/Tirane
  • Clinton në avantazh ndaj Donald Trump

Sondazhi më i fundit kombëtar në Shtetet e Bashkuara ka nxjerrë kandidaten demokrate, Hillary Clinton, në një avantazh prej 2 pikësh ndaj rivalit të saj për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump.

Sondazhi, i cili u zhvillua nga gazeta Uashington Post dhe kanali ABC News, pyeste votuesit mbi aftësitë e kandidatëve për të menaxhuar terrorizmin. Të anketuarit votuan me 46 % Clinton dhe 44% Trump, duke besuar se ish-Sekretarja amerikane e Shtetit  ka platformën e duhur për të parandaluar të tilla kërcënime. Ndërsa për Clintonin, retorika e kundërshtarit të saj nuk tregon asgjë tjetër përveçse mungesës së aftësisë së tij për të qenë udhëheqës, sipas saj. Por sa i përket çështjes së “e-mail”-eve private të Hillary Clintonit, votuesit shprehën mosmiratim të madh duke thënë se ajo ka bërë një gabim.

 

Tags