Nisi punimet konferenca 60-të e përgjithshme e ANEA-s
https://parstoday.ir/sq/news/world-i29173-nisi_punimet_konferenca_60_të_e_përgjithshme_e_anea_s
Konferenca e 60-të e përgjithshme e Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike ka nisur punimet sot në selinë e kësaj agjencia në Vjenë të Austrisë me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të 168 vendeve anëtare të ANEA-s.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 26, 2016 11:17 Europe/Tirane
  • Nisi punimet konferenca 60-të e përgjithshme e ANEA-s

Konferenca e 60-të e përgjithshme e Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike ka nisur punimet sot në selinë e kësaj agjencia në Vjenë të Austrisë me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të 168 vendeve anëtare të ANEA-s.

Jokia Amano, drejtori i përgjithshëm i ANEA-s, në fjalimin e tij në hapjen e kësaj konference pesëditore, do të paraqesë një raport në lidhje me veprimet dhe rezultatet e ANEA-s gjatë një viti të kaluar. Vendet anëtare të ANEA-s gjatë kësaj konference do të shqyrtojnë punën e ANEA-s gjatë një viti të kaluar dhe do të caktojnë prioritetet e punës së ANEA-s. Çështjet buxhetore dhe financiare të ANEA si ndihmat financiare për vitin 2017 për fondin e bashkëpunimit teknik, gjithashtu do të shqyrtohen gjatë kësaj konference. Njëkohësisht me konferencën e 60-të të përgjithshme të ANEA-s, me datë 28 dhe 29 shtator do të zhvillohet edhe takimi shkencor me temë "Teknologjia atomike për qëllime të zhvillimit të qëndrueshëm". Ali Akbar Salehi, kryetari i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit, dje ka shkuar në Vjenë të Austrisë për të marrë pjesë në këtë konferencë.