Mbyllet shkolla mbretërore saudite në Vjenë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i29194-mbyllet_shkolla_mbretërore_saudite_në_vjenë
Gjykata e Lartë e Vjenës vendosi sot të pezullojë licensën e aktivitetit të shkollës mbretërore saudite në kryeqytetin e Austrisë dhe urdhëroi mbylljen e kësaj shkolle.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shtator 26, 2016 19:24 Europe/Tirane
  • Mbyllet shkolla mbretërore saudite në Vjenë

Gjykata e Lartë e Vjenës vendosi sot të pezullojë licensën e aktivitetit të shkollës mbretërore saudite në kryeqytetin e Austrisë dhe urdhëroi mbylljen e kësaj shkolle.

Në këtë vendim thuhet se në këtë shkollë nxënësve u janë dhënë libra me përmbajtje ekstremiste dhe në kundërshtim të plotë me normat arsimore dhe me vlerat themelore të Austrisë. Gjykata e Lartë e Vjenës deklaroi se nxënësit e kësaj shkolle mund të regjistrohen në shkolla të tjera pa dhënë asnjë provim. Pas publikimit të këtij lajmi, Arabia Saudite e cilësoi të paligjshëm vendimin e gjykatës austriake dhe deklaroi se këtë çështje do t’a ndjekë në Gjykatën e Lartë Federale të Austrisë.