Incidentet me armë në SHBA s’kanë të ndalur
https://parstoday.ir/sq/news/world-i29200-incidentet_me_armë_në_shba_s’kanë_të_ndalur
Gjashtë persona raportohen të plagosur në gjendje të rëndë, ndërsa një agresor është qëlluar nga policia, pas ngjarjes së radhës me të shtëna armësh në një qendër tregtare të hapur në jugperëndim të Houstonit, në SHBA. Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje të dhunshme të ndodhur në supermarketin “Randalls” të qendrës tregtare “Weslayan” në Bissonnet.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 26, 2016 16:09 Europe/Tirane
  • Incidentet me armë në SHBA s’kanë të ndalur

Gjashtë persona raportohen të plagosur në gjendje të rëndë, ndërsa një agresor është qëlluar nga policia, pas ngjarjes së radhës me të shtëna armësh në një qendër tregtare të hapur në jugperëndim të Houstonit, në SHBA. Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje të dhunshme të ndodhur në supermarketin “Randalls” të qendrës tregtare “Weslayan” në Bissonnet.

Menjëherë policia mbërrit në vendngjarje dhe tashmë është konfirmuar edhe plagosja e agresorit nga një prej oficerëve në detyrë. Në vendngjarje shkuan edhe një sërë automjetesh emergjencash. Oficerët thuhet se janë fokusuar kryesisht në asgjësimin e agresorit, i cili ishte fshehur pas disa pemëve dhe vijonte të hapte zjarr ndaj automjeteve përreth. Policia thotë se agresori është neutralizuar, por nuk dihet nëse ka vdekur.