Amerikanët nuk kanë besim tek kandidatët presidencialë
(last modified Mon, 26 Sep 2016 17:55:08 GMT )
Shtator 26, 2016 19:55 Europe/Tirane
  • Amerikanët nuk kanë besim tek kandidatët presidencialë

Sipas një sondazhi të kryer nga qendra studimore Gallup, vetëm 1/3 e votuesve amerikanë i konsiderojnë kandidatët presidencialë të meritueshëm e të besueshëm për postin e presidentit të SHBA.

Në një kohë kur nesër zhvillohet ballafaqimi i parë direkt mes dy kandidatëve Hillary Clinton dhe Donald Trump, shumica e amerikanëve i konsiderojnë ata të pameritueshëm për postin e kryetarit të shtetit. Sipas sondazh të kryer nga qendra studimore Gallup, vetëm 33 % e votuesve janë të mendimit se Hillary Clinton është e aftë dhe e besueshme për të marrë postin e presidentes së SHBA, ndërsa 35 % e të anketuarve u shprehën se Trump është i aftë dhe i besueshëm. Në po këtë sondazh, 69 % e të anketuarve deklaruan se do të votojnë për demokraten Clinton dhe vetëm 29 % u shprehën për republikanin Donald Trump.

 

Tags