Viktor Orban thekson ruajtjen e unitetit në Evropë
Përshkallëzimi i krizës së emigrantëve në vendet evropiane, ka ngjallur pakënaqësinë e disa politikanëve dhe funksionarëve të BE.
Një prej atyre vendeve që ka mbajtur qëndrim të ashpër ndaj çështjes së emigrantëve është Hungaria. Viktor Urban kryeministër i Hungarisë ka thënë se në asnjë mënyrë nuk është gati që të tërhiqet nga qëndrimet e tij strikte sa i përket çështjes së emigrantëve dhe emigracionit. Viktor Orban me deklaratat e tij është kthyer në një personalitet polemik në BE. Njëkohësisht me shfaqjen e krizës së emigracionit, Urban ka kërkuar të ndërmerren masa të ashpra të për parandaluar remigracionin dhe ka kërkuar unitetin e BE për zgjidhjen e krizës së emigrantëve dhe strehimin e tyre. Urban përveç kësaj nuk ka pranuar ndarjen proporcionale të emigrantëve në Evropë dhe kjo ka ngjallur reagimin e ashpër të vendeve të terja evropiane si Austria. Me gjithë presionet dhe kundërshtimet e vendeve të terja, Orban është i vendosur që të vazhdojë politikat e tij strikte sa i përket çështjes së emigrantëve. Ndërkohë kancelarja e Gjermanisë thotë se Bashkimi Evropian duhet të arrijë marrëveshje të tjera si ajo që ka me Turqinë, për të ndaluar emigracionin e paligjshëm. Duke folur gjatë një samiti për turizmin në Berlin, kancelarja gjermane Angela Merkel, tha se e njëjta rrugë duhet ndjekur edhe me emigrantët e paligjshëm që hyjnë përmes Tunizisë apo Egjiptit. “Ne i kthejmë prapa emigrantët që mbërrijnë ilegalisht nga Egjeu dhe në këmbim, ne pranojnë kontingjentet e refugjatëve që hyjnë ligjërisht në Evropë, në mënyrë që t’ua bëjmë të qartë se nuk kanë asnjë mundësi nëse vijnë në rrugë ilegale. Këto janë mekanizmat që duhet t’i përdorim edhe me vende si Egjipti, Tunizia, etj.”, tha Merkel. Marrëveshja e muajit mars mes Bashkimit Evropian dhe Turqisë bën të mundur frenimin e emigrantëve ilegalë që i drejtohen Evropës, në këmbim të ndihmës financiare dhe premtimit për lëvizjen pa viza. Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka deklaruar se Bashkimi Evropian ka përgatitur një plan sekret për të sjellë plot 500 mijë emigrantë që ndodhen aktualisht në Turqi, në shtetet e kontinentit të vjetër. Ai tha se një vendim i tillë do të deklarohet në Berlin gjatë ditëve të ardhshme. Sipas tij, një skemë e tillë është propozuar edhe më herët nga BE-ja, por u refuzua nga disa prej liderëve evropianë.“Ka një vendim për të cilin është punuar në fshehtësi, por që do të dalë në dritë gjatë ditëve të ardhshme. Vendimet e koalicionit tonë deri më tani kanë qenë absurd.” Lajmi i përcjellë nga Orban është përforcuar edhe nga deklarata e Kryeministrit holandez, Mark Rutte, i cili tha se BE-ja po konsiderojnë mundësinë e pranimit të një numri mjaft të lartë emigrantësh. Politika kundër klandestinëve dhe mbyllja e kufijve me tela me gjemba të kryeministrit të Hungarisë kanë ndarë Evropën, por brenda në shtëpinë e tij Viktor Orban rregulloi popullaritetin personal dhe të partisë që drejton. Tashmë nga hungarezët ai shihet si fitimtari rebel që nuk iu nënshtrua rregullave të unionit për të pritur klandestinët që ikin nga lufta dhe varfëria. Pavarësisht akuzave të ksenofobisë, ai nuk tregon asnjë shenjë moderimi në gjuhën që përdor apo në akuzat dhe sulmet ndaj Bashkimit Evropian të cilin e konsideron të dështuar në raport me menaxhimin e krizës së klandestinëve.