Kryebashkiaku i Nju Jorkut mbështet përballjen me islamofobinë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i29260-kryebashkiaku_i_nju_jorkut_mbështet_përballjen_me_islamofobinë
Ne mbështesim përballjen me rrymat islamofobe.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 27, 2016 06:36 Europe/Tirane
  • Kryebashkiaku i Nju Jorkut mbështet përballjen me islamofobinë

Ne mbështesim përballjen me rrymat islamofobe.

Kështu është shprehur Bill Du Blazio kryebashkiaku i Nju Jorkut. Pas sulmeve ndaj dy femrave të veshur me hixhab në Amerikë, kryebashkiaku i Nju Jorkut tha se do të nisë një fushatë e re kundër islamofobisë. Bill Du Blazino kryebashkiaku i Nju Jorkut ka pohuar se myslimanët vazhdimisht përballen me sulme radikale dhe raciste. 2 femra myslimane të veshura me hixhab në Brooklin të Amerikës, janë bërë pre e një sulmi racist. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia kuranore e lajmeve IQNA sipas të cilës sulmi racist ndaj këtyre dy femrave myslimane ka ndodhur në qytetin Brooklin ku femrat janë dëmtuar rëndë nga fytyra. Imerxhata Zhalia 32 vjeçare në kohën kur thërriste " Këtu është Amerika dhe ju nuk duhet të jeni ndryshe nga ne", është mundur tu hiqte hixhabin femrave myslimane. Sipas burimeve të policisë amerikane,  32 vjeçarja disa herë ka shkruar kundër islamit në faqen e saj të Facebook-ut dhe ka ofenduar myslimanët dhe zezakët.