BE premton ndihma për emigrantët sirianë
(last modified Tue, 27 Sep 2016 09:24:11 GMT )
Shtator 27, 2016 11:24 Europe/Tirane
  • BE premton ndihma për emigrantët sirianë

Be ka marrë vendim që tu dërgojë ndihma financiare, refugjatëve që ndodhen në Turqi.

BE-ja vë në dispozicion të refugjatëve në Turqi 348 milionë euro. Kjo është pjesë e marrëveshjes për refugjatët me Ankaranë. Ndihma financiare do t’u jepet direkt refugjatëve në formën e kartave bankare. Ndihma financiare ana e Bashkimit Europian do t’u jepet direkt refugjatëve në formën e kartave bankare me vlerë 100 lira turke (rreth 30 euro). Fjala është për karta bankare të tipit prepaid. Refugjatët mund të tërheqin me to para në bankomatët e bankave në Turqi dhe të blejnë ushqime, të paguajnë qiratë apo t‘i përdorin për kurse dhe shkolla. Programi “Emergency Social Safety Net” ka në dispozicion 348 milionë euro. Komisioneri i BE-së për ndihmën humanitare, Christos Stylianides, tha se me këtë veprim refugjatëve do t’u jepet një lloj ndjenje normaliteti. Po ashtu shpërndarja e parave në këtë formë shmang kostot administrative. Me këtë program u vihet në ndihmë në radhë të parë rreth një milionë refugjatëve sirianë që gjenden në Turqi. Realizimi i programit do të bëhet përmes Gjysmëhënës së Kuqe, dega e Turqisë, dhe programit të OKB-së për Ushqimin, të mbështetura nga organizata humanitare turke. Në Turqi janë strehuar rreth tre milionë refugjatë, shumica nga Siria. BE-ja dhe Turqia nënshkruan në mars një marrëveshje për ndërprerjen e rrymës së refugjatëve drejt Evropës. Sipas saj Turqia pranon që të ristrehojë të gjithë refugjatët që kanë ardhur prej Turqisë në ishujt grekë të Detit Egje dhe të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil.

 

Tags