Klinton fiton debatin e parë përballë Trump
(last modified Tue, 27 Sep 2016 10:27:46 GMT )
Shtator 27, 2016 12:27 Europe/Tirane
  • Klinton fiton debatin e parë përballë Trump

Hillary Clinton është konsideruar fituesja e debatit të parë televiziv mes saj dhe Donald Trump për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas një sondazhi të CNN 62% e shikuesve menduan se zonja Clinton pati një natë më të mirë se Trump, i cili bindi vetëm 27% të audiencës. Sipas sondazhit, demokratja arriti t’i shprehë pikëpamjet e saj më qartë se Trump dhe bëri një punë më të mirë në adresimin e shqetësimeve të votuesve, me diferenca të mëdha me kandidatin republikan. Megjithatë, në garën e sinqeritetit dhe autenticitetit, ndryshimi ishte më i vogël, edhe pse në favor të Clinton. Edhe për New York Times, nata e parë e debatit u dominua nga Hillary Clinton. Edhe pse demokratja e nisi debatin disi e pasigurt, ajo arriti ta përfundonte me tone të forta e bindëse, e madje edhe therëse. Clinton u përqendrua në argumentin se Trump nuk mund t’i besohen armë bërthamore, përsa i përket sigurisë kombëtare, ndërkohë që shtoi se rivali i saj nuk i respekton gratë. Ndër pikat më kulmore të këtij debati, ishte përballja mbi aftësinë fizike të kandidatëve për të përballuar detyrën e presidentit, ku Clinton përmendi gjithë arritjet e saj si sekretare e shtetit, çështjen e taksave, problemet racore në vend, vlerësimin e Trump për Putin dhe luftën në Irak. Demokratja bindi me argumentat e saj më shumë se sa manjati republikan

Tags