Marrëveshja historike mes qeverisë dhe rebelëve në Kolumbi
Qeveria kolumbiane dhe rebelët e FARC firmosën marrëveshjen historike që i jep fund pas 52 vitesh luftës civile.
Lideri i rebelëve, Timoleon Jimenez, i njohur ndryshe si Timochenko, i kërkoi falje të gjithë atyre që janë dëmtuar nga konflikti. “Dua të kërkoj falje për të gjithë dhimbjen që kemi shkaktuar gjatë kësaj lufte”, deklaroi ai. Në ceremoni morën pjesë shumë liderë botërorë, mes të cilëveedhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon. Të gjithë të ftuarit në ceremoninë në Kartagjena ishin veshur me të bardha për të simbolizuar paqen. Gjithashtu, kjo marrëveshje i lejon rebelët të krijojnë partinë e tyre dhe të marrin pjesë në zgjedhje. “Asnjë nuk duhet të dyshojë që ne po hyjmë në politikë pa armë”, tha kreu i FARC. Ndërkohë, presidenti i Kolumbisë, Juan Manuel Santos, tha se marrëveshja e paqes me rebelët e FARC do të sjellë zhvillim ekonomik dhe do të ndihmojë vendin që të shërojë plagët sociale. Pakti nuk parashikon asnjë amnisti dhe FARC bashkë me ushtrinë qeveritare, kanë pranuar krijimin e gjykatave speciale për ngjarjet e 50 viteve luftë.