Konfrontim i fortë ne debatin e parë televiziv Clinton-Trump
(last modified Tue, 27 Sep 2016 17:15:26 GMT )
Shtator 27, 2016 19:15 Europe/Tirane
  • Konfrontim i fortë ne debatin e parë televiziv Clinton-Trump

Me shumë interes u prit debati i parë televiziv mes dy kandidatëve për president në Shtetet e Bashkuara, asaj demokrate, Hillary Clinton e kandidatit republikan, Donald Trump.

Konfrontimi ishte i fortë ashtu siç pritej. Pas një përshëndetjeje miqësore duke tokur duart, të dy rivalët startuan pa vonesë debatin konfrontues, madje duke ndërprerë herë pas here njëri-tjetrin. Moderatori duhej të ndërhynte disa herë. Por për vëzhguesit, pas një debati të nxehtë, 90 minutësh është e qartë: Hillary Clinton ishte më e përgatitura në debat nga ana përmbajtësore. Dy kandidatët u përplasën për tema si lufta kundër terrorizmt ndërkombëtar, tregtia dhe integrimi i pakicës afro-amerikane. Trump kritikoi marrëveshjen e tregtisë me Meksikën e shtetet aziatike, si edhe politikën tatimore të qeverisë. Kjo sjell largimin e firmave amerikane dhe humbjen e vendeve të punës në SHBA, tha ai. Ndërsa kandidatja demokrate u kundërpërgjigj se planet tatimore të Trumpit do të dëmtonin ekonominë amerikane. Nga ana tjetër ajo kritikoi edhe admirimin që Trump ka shprehur për presidentin Putin. Clinton deklaroi se sulmet ajrore kundër milicëve islamistë të ISIS-it duhej të forcoheshin dhe hodhi poshtë akuzat e Trump se ajo dhe presidenti Obama me tërheqjen e nxituar nga Iraku janë fajtorë për forcimin e IS-it. Sondazhet i kanë dhënë kandidates demokrate një avantazh të lehtë, teksa shumica e votuesve e deklaruan atë si fituese të debatit.  Sidoqoftë, Hillary Clinton është konsideruar fituesja e debatit të parë televiziv mes saj dhe Donald Trump për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas një sondazhi të CNN 62% e shikuesve menduan se zonja Clinton pati një natë më të mirë se Trump, i cili bindi vetëm 27% të audiencës. Sipas sondazhit, demokratja arriti t’i shprehë pikëpamjet e saj më qartë se Trump dhe bëri një punë më të mirë në adresimin e shqetësimeve të votuesve, me diferenca të mëdha me kandidatin republikan. Megjithatë, në garën e sinqeritetit dhe autenticitetit, ndryshimi ishte më i vogël, edhe pse në favor të Clinton. Edhe pse demokratja e nisi debatin disi e pasigurt, ajo arriti ta përfundonte me tone të forta e bindëse, e madje edhe therëse. Clinton u përqendrua në argumentin se Trump nuk mund t’i besohen armë bërthamore, përsa i përket sigurisë kombëtare, ndërkohë që shtoi se rivali i saj nuk i respekton gratë. Ndër pikat më kulmore të këtij debati, ishte përballja mbi aftësinë fizike të kandidatëve për të përballuar detyrën e presidentit, ku Clinton përmendi gjithë arritjet e saj si sekretare e shtetit, çështjen e taksave, problemet racore në vend, vlerësimin e Trump për Putin dhe luftën në Irak.  Gazeta angleze The Guardian e ka cilësuar debatin Clinton-Trump si më të çuditshmin dhe më të egrin në historinë amerikane dhe në analizën e saj përqednrohet me tepër tek gjuha e trupit. Përballja nisi me përzemërsi dhe të dy kandidatët u treguan të sjellshëm me njëri-tjetrin por nuk kaloi shumë kohë që të dy të hiqnin dorezat. Zëri i Trump u rrit në mënyrë progresive, teksa në fytyrën e tij dukej qartë zemërimi dhe pakënaqësia me fjalët e Clinton. Pati një seri shkëmbimesh të hidhura mes tyre, gjë që tregoi armiqësinë e vërtetë mes kandidatëve, ndërkohë që debati u bë më tërheqës për audiencën. Deri në momentin final janë dhe dy debate të tjera ai i 9 dhe 19 tetorit.

 

Tags