Amerika pranon 12,500 emigrantë sirianë
Një prej autoriteteve të DASH njoftoi se Amerika vitin e kaluar ka pranuar 12,500 emigrantë sirianë, numër që është më i lartë sesa numri i përcaktuar nga presidenti Barack Obama. Përveç kësaj në muajt në vijim pritet të shtohet numri i pranimi i emigrantëve të prekur nga lufta në Amerikë.
Ann Richard asistent i sekretarit amerikan të shtetit për çështjet sociale, emigracionit dhe emigrantëve, thotë se këta sirianë deri në fund të vitit financiar janë strehuar në Amerikë. Më herët presidenti amerikan kishte shprehur gatishmërinë e qeverisë amerikane për pritjen e 10 mijë emigrantëve sirianë. Richard ndër të tjera ka shtuar se qeveria amerikane gjithashtu kërkon të pranojë akoma më shumë emigrantë sirianë. Ne duam të sjellim më shumë emigrantë sirianë në Amerikë dhe të tejkalojmë kuotën e këtij viti për pranimin e emigrantëve sirianë.