Kongresi i kundërvihet Obamës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i29413-kongresi_i_kundërvihet_obamës
Kongresi ka votuar kundër, vetos së presidentit Barack Obama për një projekt-ligj që do të lejojë familjet e viktimave të sulmeve të 11 shtatorit, të padisin zyrtarët e Arabisë Saudite.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shtator 28, 2016 22:50 Europe/Tirane
  • Kongresi i kundërvihet Obamës

Kongresi ka votuar kundër, vetos së presidentit Barack Obama për një projekt-ligj që do të lejojë familjet e viktimave të sulmeve të 11 shtatorit, të padisin zyrtarët e Arabisë Saudite.

Shtëpia e Bardhë, e përshkruajti lëvizjen si të turpshme. Presidenti Obama kishte lobuar fuqishëm kundër këtij projektligji, duke argumentuar se një miratim i mundshëm do të përkeqësonte marrëdhëniet me Arabinë Saudite, e do të nxiste ligje “hakmarrëse” për amerikanët jashtë vendit. E njëkohësisht, tashmë ka dal me një reagim edhe Drejtori i CIA-së, John Brennan, i cili tha se dëmet do të jenë potencialisht të mëdha, shkruan BBC.