Kongresi kundër vetos së presidentit të Amerikës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i29428-kongresi_kundër_vetos_së_presidentit_të_amerikës
Kongresi ka votuar kundër vetos së presidentit Barak Obama për një projekt-ligj që do të lejojë familjet e viktimave të sulmeve të 11 shtatorit, të padisin qeverinë e Arabisë Saudite.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shtator 29, 2016 07:37 Europe/Tirane
  • Kongresi kundër vetos së presidentit të Amerikës

Kongresi ka votuar kundër vetos së presidentit Barak Obama për një projekt-ligj që do të lejojë familjet e viktimave të sulmeve të 11 shtatorit, të padisin qeverinë e Arabisë Saudite.

Agjencia IRNA e lajmeve njoftoi se Shtëpia e Bardhë e përshkroi këtë veprim si të turpshëm. Presidenti Obama duke u mbështetur në këtë argumentim se miratimi i projektligjit në fjalë do të rrezikojë sigurinë kombëtare dhe imunitetin politik të diplomatëve amerikanë, të premten e shfrytëzoi të drejtën e vetos kundër këtij projektligji. Vlen të theksohet se më 17 maj të këtij viti, Senati i Amerikës duke u mbështetur në dëshmitë e gjetura nga komiteti special për hetimin e sulmeve të 11 shtatorit 2001, akuzoi qeverinë e Arabisë Saudite se ka ndihmuar financiarisht autorët e këtyre sulmeve dhe është implikuar në këtë ngjarje. Senati amerikan në lidhje me këtë çështje, në atë kohë miratoi një projektligj i cili e obligon Arabinë Saudite për të paguar dëmshpërblim për familjarët e viktimave. Të mërkurën Senati i Amerikës në një seancë të shkurtë përsëri shqyrtoi këtë çështje dhe me 97 vota pro përballë vetëm 1 vote kundër, e miratoi përsëri këtë projektligj dhe shfuqizoi veton e presidentit Barak Obama për herë të parë gjatë mandatit presidencial të tij. Anëtarët e Kongresit të Amerikës gjithashtu disa orë pas votimit në Senat rreth këtij projektligji, e vendosi edhe një herë në votim këtë projektligj dhe 348 anëtarë të Kongresit votuan pro këtij projektligji dhe në këtë mënyrë projektligji në fjalë u shndërruar në ligj dhe presidenti Obama është i obliguar që ta nënshkruajë këtë ligj.