Irani një rast i volitshëm për ekonominë e Anglisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i29533-irani_një_rast_i_volitshëm_për_ekonominë_e_anglisë
Ministri i tregtisë ndërkombëtare të Anglisë, ka thënë se Irani është një rast i volitshëm dhe mundësi e madhe për ekonominë e Anglisë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shtator 30, 2016 08:12 Europe/Tirane
  • Irani një rast i volitshëm për ekonominë e Anglisë

Ministri i tregtisë ndërkombëtare të Anglisë, ka thënë se Irani është një rast i volitshëm dhe mundësi e madhe për ekonominë e Anglisë.

Liam Fox, në një fjalim të tij të mbajtur në Mancester, ka thënë se Irani është një treg i madh dhe një mundësi e madhe për Anglinë sidomos pas largimit të Anglisë nga BE. Ai tha se për shkak të disa problemeve bankare lidhjet tregtare me Iranin akoma përballen me pengesa dhe probleme të caktuara, mirëpo Irani është një mundësi e madhe për Anglinë. Fox është një prej mbështetësve kryesorë të Brexit. Ai ka thënë se mbështetja e integrimit tregtar nuk ndihmon në ekonominë e asnjë vendit dhe është shprehur se Brexit ka krijuar mundësi të arta për Anglinë që ajo të zgjerojë tregtinë me tregjet e vendeve të tjera sidomos me tregjet e vendeve në zhvillim.