Izraeli i paguan 20 milionë $ Turqisë si dëmshpërblim
Shtator 30, 2016 18:10 Europe/Tirane
Një funksionar i Ministrisë së Jashtme të Turqisë bëri të ditur se 6 vjet pas sulmit të komandove izraelite kundër anijes turke Mavi Marmara, Izraeli i ka paguar Turqisë 20 milionë $ si dëmshpërblim për vrasjen e 10 punonjësve humanitarë turq.
Ky funksionar i cili preferoi të mbetet anonim, i tha agjencisë AFP se shuma është derdhur në llogarinë e Ministrisë turke të Drejtësisë. Pagimi i dëmshpërblimit ishte kushti kryesor i Turqisë për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin. Në vitin 2010, anija Mavi Marmara po transportonte ndihma humanitare për popullin e rrethuar të Gazës kur u sulmua nga forcat speciale izraelite që vranë 10 punonjës humanitarë turq dhe plagosën dhjetëra të tjerë.
Tags